Lexoni edhe:
Takim sekret me Mesut Ozil, zbulohen prapaskenat e bisedës
Lionel Messi ka vetëm fjalë të mira për portierin e Atletico Madrid, Jan Oblak.
Sa herë janë takuar së bashku, Leo ka vuajtur shumë për të gjetur rrjetën, e në anën tjetër edhe Oblak ka vuajtur për t’i ndalur magjitë e 33-vjeçarit të Barcelonës.
Oblak është shndërruar në njëri prej më të mirëve falë pritjeve të mrekullueshme çdo ndeshje, derisa ka një përqindje të frikshme.
Ata së bashku u takuan muajin e kaluar, ku Oblak ia mohoi disa herë golin Messit, për ta ndihmuar Atleticon të fitojë 1-0.
Takim sekret me Mesut Ozil, zbulohen prapaskenat e bisedësLexoni edhe:
“Është mirë të përballemi me njëri-tjetrin”, tha 33-vjeçari për “Bud Football”. “Ai është një nga portierët më të mirë në botë për momentin, dhe është gjithmonë mirë të luftosh kundër më të mirëve”.
“Është një motiv shtesë për të qenë në gjendje, ose për t’u përpjekur, për të shënuar një gol, ndaj të cilit është shumë e vështirë, siç dëshmon ai në çdo lojë që luan. Është mirë të përballesh me të në ndeshje”.
(Kosova Sot Online )