
Lexoni edhe:
Tensione në Man City: De Bruynes i zbritet paga, për t’i hapur rrugë transferimit të Messit
Ndeshjet e javës së 16-të në Serie A do të zhvillohen sot, por yjet e e Kombëtares së Kosovës që luajnë në këtë ligë nuk pritet t’i nisin ndeshjet si titullarë për ekipet e tyre përkatëse as këtë herë.
Ndeshjet nisin me takimin Cagliari –Benevento dhe përfundojnë me superderbin Milan-Juventus sonte.
Pavarësisht se Lazio pritet të jetë pa sulmuesin kryesor Ciro Immobole dhe në mungesë të Joachim Correa, Vedat Muriqi pritet të lihet në stol dhe në vend të tij të luajë Filipe Caicedo në ndeshjen e Lazios kundër Fiorentinës.
Mërgim Vojvoda duket ta ketë humbur vendin e titullarit për Torinon dhe pritet që Singo të luajë sërish para tij, i cili në ndeshjen e fundjavës shënoi edhe gol.
Amir Rrahmani, i cili debutoi nga stoli për Napolin më në fund fundjavën e kaluar pas gati gjysmë sezoni pritjeje, nuk pritet të startojë as sot kundër Spezias.
Formacionet e mundshme dhe koha e ndeshjeve të sotme në Serie A.
Lazio-Fiorentina (15:00)
Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Hoedt, Acerbi; Lazzari, Milinkovic, Escalante, Luis Alberto, Marusic; Pereira, Caicedo
Fiorentina (3-5-2): Dragowski; Milenkovic, Pezzella, Igor; Caceres, Amrabat, Pulgar, Castrovilli, Biraghi; Vlahovic, Ribery
Sampdoria-Inter (15:00)
Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Silva, Jankto; Keita, Quagliarella
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; Sanchez, Lautaro
Torino-Verona (15:00)
Torino (3-5-2): Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Singo, Lukic, Rincon, Linetty, Rodriguez; Verdi, Belotti
Verona (3-4-2-1): Silvestri; Daëidoëicz, Magnani, Ceccherini; Faraoni, Barak, Veloso, Dimarco; Tameze, Zaccagni; Kalinic
Napoli-Spezia (17:00)
Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Mario Rui; Fabian, Bakayoko, Politano; Zielinski, Insigne, Lozano
Spezia (4-3-3): Provedel; Vignali, Terzi, Erlic, Marchizza; Maggiore, Deiola, Pobega; Gyasi, Nzola, Farias
Milan-Juventus (20:45)
Milan (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Krunic, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Leao
Juventus (3-4-1-2): Szczesny; Demiral, De Ligt, Bonucci; Chiesa, McKennie, Bentancur, Danilo; Ramsey; Dybala, Ronaldo.
(Kosova Sot Online )