Doha: Akil Gjakova kalon në rrethin e dytë, pas fitores kundër Makhmadbekov

  • S.A /
  • 12 January 2021 - 09:52
Doha: Akil Gjakova kalon në rrethin e dytë, pas fitores kundër Makhmadbekov

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e dytë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër Somon Makhmadbekov.

Xhudisti kosovar e mundi me lehtësi kundërshtarin e tij nga Taxhikistani në luftën e tyre në rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova do të përballet me rusin Denis Iartcev në rrethin e dytë.

Ai do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.

Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.

Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.  

Ndërkohë, gara në Doha do të bëjë edhe Loriana Kuka të mërkurën.

(Kosova Sot Online )