
Lexoni edhe:
Ylli i Real Sociedadit: Është qesharake, absurde të thuash se Messi ka mbaruar
Klubi me nam në futbollin kosovar, por që aktualisht garon në kategorinë e dytë, Liria, i ka prezantuar disa përforcime për sezonin pranveror, në të cilin do të provojë të rikthehet në Superligë. Pas ardhjes së kryetrajnerit Naci Sensoy, klubi prizrenas sot i ka prezantuar pesë ardhje të reja në stadiumin “Përparim Thaçi”.
“Deri tani skuadrës i janë bashkuar: Martin Kovachev – qendërmbrojtës, Miljan Vlaisavljeviç – mesfushor krahu/sulmues, dhe Borislav Bladzhiyski – mesfushor.
Ylli i Real Sociedadit: Është qesharake, absurde të thuash se Messi ka mbaruarLexoni edhe:
Nga Ballkani kthehen portieri Armend Rugji, mesfushori Roni Gashi e sulmuesi i krahut, Liridon Fetahaj. Albin Berisha e ka vazhduar huazimin nga Ballkani edhe për pjesën pranverore. Pritet që ditët në vijim të vijnë një qendërsulmues dhe një mbrojtës”, ka thënë kryetari Qemal Krasniqi. Liria nga 7 janari e ka nisur fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror. Nga fundi i këtij muaji prizrenasit do të udhëtojnë në Durrës për fazën tjetër përgatitore.
Nga klubi me marrëveshje janë liruar: Diar Mustafa, Egzon Krasniqi, Blazho Igumanoviq, Ardian Hoti dhe Jetlir Berisha.
(Kosova Sot Online )