Lexoni edhe:
Muriqi nuk pritet të startojë sonte, formacionet e mundshme të derbit Lazio-Roma
Klubi italian, Lazio, ka rrëfyer se ka përzier klubin Sporting Braga me Sporting Lisbonën në llogaritë e tyre zyrtare financiare, duke paguar gabimisht shifrën e transferimit për lojtarin Pedro Neto.
Gabimi i jashtëzakonshëm u konfirmua përmes postës elektronike për gazetën angleze The Guardian nga sekretari i përgjithshëm Armando Calveri.“Do të doja të sqaroja se Lazio bleu të dy lojtarët (Pedro Neto dhe Bruno Jordao) nga Sporting Braga dhe jo nga Sporting Lisbona”, ka treguar fillimisht Calveri.
“Fatkeqësisht, ishte një gabim i bërë nga departamenti ynë financiar që u mashtrua nga emrat e ngjashëm të klubeve. Siç e dini mirë, Sporting Lisbona kurrë nuk regjistroi lojtarët. Ne do të rregullojmë bilancet tona duke specifikuar shënimet në lidhje me dy rastet”.Duket sikur gabimi ishte thjesht një gabim i shkruar në llogari dhe paratë nuk shkuan te Sporting Lisbona.
Muriqi nuk pritet të startojë sonte, formacionet e mundshme të derbit Lazio-RomaLexoni edhe:
Gazeta gjithashtu pyeti për një mospërputhje midis shifrave të listuara për transferimin nga Braga dhe Lazio, për lojtarin i cili që atëherë është transferuar në Wolverhampton Wanderers.“Siç mund ta kuptoni, të gjitha informacionet financiare në lidhje me transferimin e lojtarit janë konfidenciale dhe kjo i bën gjërat më misterioze. Por, në këtë rast imagjinata e tejkalon realitetin. ‘Hetimi’ është mashtruar nga qasja e ndryshme fiskale e miratuar nga të dy klubet”.“Të gjitha shumat në lidhje me transferimin deklarohen në Fifa TMS [sistemi i përputhjes së transferimit] që mbron transparencën në transaksionet financiare midis klubeve”, përfundoi sekretari i Lazios.
(Kosova Sot Online )