
Lexoni edhe:
Lukaku pranë rikthimit në Premierligë
Mohamed Salah është zotuar se do t’ia përkushtojë të ardhmen e vet Liverpoolit, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Anfield sa më gjatë që është e mundur.
Përfaqësuesi i Egjiptit, i cili është golashënuesi më i mirë në Premierligë tani për tani këtë sezon me 13 golat e tij, ka marrëveshje me Liverpoolin deri në verën e vitit 2023.
Por Salah është zotuar se dëshiron të qëndrojë edhe përtej vitit 2023 dhe të vazhdojë të thyejë rekorde me të kuqtë.
Lukaku pranë rikthimit në PremierligëLexoni edhe:
Megjithatë, pak para Krishtlindjes, në një intervistë të rrallë Salah u shpreh i zhgënjyer që s’u emërua kapiten për ndeshjen e Liverpoolit kundër FC Midtjylland në Ligën e Kampionëve, duke nxitur thashetheme duke folur për Barcelonën dhe Real Madridin, të cilat i quajti klube të mëdha.
I pyetur për të ardhmen nga televizioni norvegjez TV2, Salah tha: “Nuk e di. Nëse më pyet, them se dëshiroj të qëndroj këtu sa më gjatë që mundem, por, siç e kam thënë edhe më parë, është në duart e klubit”.
“Gjithmonë do ta jap 100 përqindëshin deri në çastin e fundit që jam në këtë klub dhe dëshiroj të fitoj sa më shumë trofe që mundem”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )