
Lexoni edhe:
Barcelona reagon ndaj pezullimit të Messit
Ali Koç thotë se Fenerbahçe do ta priste krahëhapur sulmuesin kosovar, nëse ai vendos të rikthehet në futbollin turk. Ndërkohë, kreu i klubit turk i uron suksese dhe lumturi përfaqësuesit kosovar në Lazio. Vedat Muriqi nuk e ka treguar ende veten në Lazio.Sulmuesi kosovar nuk ka arritur ta gjejë golin e parë në fanellën “Biancocelesti” dhe kjo ka bërë që të shtohen zërat për një largim të tij të mundshëm nga kryeqyteti italian.
Barcelona reagon ndaj pezullimit të MessitLexoni edhe:
Mediat turke spekulojnë se 26 vjeçari mund të rikthehet në futbollin turk ku e duan Galatasaray, por edhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe. Rreth kësaj çështjeje ka folur presidenti i Fenerit, Ali Koç. “Nuk e di nëse trajneri ynë apo drejtori sportiv kanë bërë diçka për ta rikthyer Muriqin. Nuk di ndonjë gjë për rikthimin e tij të mundshëm. Si fans i Vedatit, shpresoj që ai t’i shfaq kualitetet e tij dhe të jetë i lumtur në Lazio”, ka thënë fillimisht kreu i klubit turk për mediat e atjeshme.“Natyrisht, nëse Vedati dëshiron të rikthehet në Turqi, ne do të ishim të parët që do të reagonim dhe me siguri zgjedhja e tij e parë”, ka përfunduar biznesmeni turk.Muriqi ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025, ndërsa ishte transferuar në Itali verën e kaluar për 18 milionë euro.Prizrenasi i ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet me një total prej 391 minutash. Por, ai është ende në kërkim të golit në fanellën e Lazios.Muriqi mund të ketë më shumë minutazh në ndeshjen e së enjtes mbrëma ndaj Parmës në Kupën e Italisë.
(Kosova Sot Online )