Të shtunën grumbullohet Kosova U-16 në basketboll

  • 20 January 2021 - 16:26
Të shtunën grumbullohet Kosova U-16 në basketboll

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mbahet grumbullimi i parë i Kosovës U16 në konkurrencën e meshkujve.

Përzgjedhësi i Kosovës U16, Dritëro Sefaja ka përzgjedhur 40 lojtarë për këtë grumbullim, që do të ndahen në dy grupe, me nga 20 lojtarë.

Nga ora 12:00 deri në ora 13:30 do të grumbullohen 20 lojtarët nga grupi i parë, kurse nga ora 13:30 deri në ora 15:00, grupi i dytë, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Të gjithë basketbollistët duhet të jenë të pranishëm në fushë 30 minuta para fillimit të stërvitjes.

Kosova është organizatore e Evropianit të Divizionit C për meshkuj U16, që do të mbahet gjatë kësaj vere në Prishtinë.

Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën. 

(Kosova Sot Online )