Lexoni edhe:
Trajneri i Barçës i përgjigjet shefit të PSG-së: Do t’i thosha po transferimit të Neymarit apo Mbappes
Cristiano Ronaldo është tani golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve, sipas shumë gazetave, pasi e shënoi golin e 760-të në karrierë në fitoren e Juventusit 2:0 kundër Napolit në finalen e Superkupës së Italisë – por a është e vërtetë? Ronaldo i ka shënuar pesë gola për Sporting Lisbonë, 118 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin, 85 për Juventusin dhe 102 për Portugalinë – prandaj nuk ka asnjë dyshim për këtë numrin e saktë të golave të tij. Por huti po krijojnë rivalët e tij nga kohët e moçme.Të dhënat nga Fondi i Statistikave Rec.Sport.Soccer (RSSSF)thonë se Josef Bican është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve (pa përfshirë lojtarët që nuk kanë luajtur asnjëherë në nivelin e lartë) me 805 gola në karrierën e tij (nga 530 ndeshje), ndërsa Romario dhe Pele i kanë nga 772 dhe 767, përkatësisht.
Bican, i cili vdiq në vitin 2001, luajti për pesë klube përfshirë Rapid Vienna dhe Slavia Prague, si dhe për Austrinë dhe Çekosllovakinë – në karrierën e tij që zgjati nga viti 1931 deri më 1955. Por në mesin e atyre 805 golave, ai 27 i shënoi për ekipin rezervë të Rapidit dhe ekipet amatore, si dhe gola të cilat i kishte shënuar në ndeshje miqësore me kombëtaren. Nëse ia heqim ato gola, Bican ngel në shifrën e 759 golave në 495 ndeshje. Epo mbase, sepse RSSSF thotë se disa të dhëna mungojnë pjesërisht në kategorinë e dytë të futbollit çek në vitin 1952. Por Pele dhe Romario? Edhe këtu ka mospajtime për numrin e përgjithshëm të golave të tyre – pasi të dy sulmuesit brazilianë pretendojnë se i kanë shënuar më shumë se 1.000 gola. Së fundmi, Lionel Messi i Barcelonës e theu rekordin e Peles me 643 gola për një klub të vetëm, por Santosi reagoi duke thënë se golat që Pele i kishte shënuar në fanellën e klubit në ndeshje miqësore llogariten dhe se ai i kishte shënuar 1.091 gola për klubin brazilian. Në biografinë e Peles në llogarinë e tij zyrtare në Instagram shkruhet “golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve (1.283)”.Por nëse ia heqim golat në ndeshje miqësore dhe ato jo zyrtare (përfshirë për ekipin ushtarak në vitin 1959), atëherë Pele do të ngelë në shifrën e 757 golave për Santosin, Brazilin dhe New York Cosmos. Romario e festoi golin e 1.000-të në vitin 2007 – por ai i llogarit edhe golat për ekipet e të rinjve, ato në ndeshje miqësore dhe ndeshje lamtumire. Sulmuesit brazilian i llogariten 745 gola gjatë karrierës së tij në Amerikën Jugore, Evropë, Azi dhe Australi – edhe pse numri i përgjithshëm i golave të tij ndryshon nga gazeta në gazetë. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes, mbase Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve. Ndoshta. Ka mundësi. Nuk dihet sigurt, në fakt. Ne e dimë që Messi ngel 41 gola prapa tij, pasi i ka shënuar 719 gola për Barcelonën dhe Argjentinën në një epokë ku statistikat regjistrohen më zyrtarisht. Prandaj ne do ta kuptojmë se cili prej tyre do ta përfundojë karrierën me më shumë gola të shënuara.
(Kosova Sot Online )