
Lexoni edhe:
Endrit Hysenagolli, MVP i xhiros së 17-të të Superligës
Roman Abramovich ka thënë se Frank Lampard do të vazhdojë të jetë ikonë e Chelsea, megjithëse u shkarkua, si dhe e ka falënderuar për punën e bërë në Stamford Bridge në dy vjetët e fundit.
Lampard u shkarkua sot nga posti i trajnerit të Chelseat, pas rezultateve dhe paraqitjeve të dobëta të të kaltërve,
42-vjeçari ia doli të përfundojë në top katërshen e Premierligës me Chelsean sezonin e kaluar, gjë që u vlerësuar si arritje mbresëlënëse pasi klubi e kishte të ndaluar të transferonte lojtarë në verën që iu bashkua ai.
Endrit Hysenagolli, MVP i xhiros së 17-të të SuperligësLexoni edhe:
Megjithatë, Chelsea i shpenzoi rreth 250 milionë euro për blerje të reja këtë sezon, në përpjekje për ta ngushtuar hendekun me Liverpoolin dhe Manchester City në garë për trofe.
Por blerjet e reja kanë dështuar dhe paraqitjet e Chelseat si ekip janë përkeqësuar vazhdimisht.
Pronari i Chelseat Abramovich ka thënë se Lampard mbetet ikonë e rëndësishme e klubit, pavarësisht shkarkimit.
“Ishte vendim i vështirë për klubit, sepse unë kam marrëdhënie të shkëlqyera personale me Frankun dhe kam respekt të madh për të”, ka thënë Abramovich.
“Ai është njeri me integritet të madh dhe e ka etiken më të lartë të punës. Megjithatë, nën rrethanat e tanishme, ne besojmë se është më së miri ta ndryshojmë trajnerin”.
(Kosova Sot Online )