Conte suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet me 20 mijë euro

  • E. /
  • 26 January 2021 - 15:24
Conte suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet me 20 mijë euro

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili u fjalos me gjyqtarin Fabio Maresca dhe u ndëshkua me karton të kuq, është suspenduar për dy ndeshje dhe është gjobitur me 20,000 euro nga Komisioni i Disiplinës.

Trajneri i Nerazzurrit është ndëshkuar për incidentin që ndodhi në fund të Udinese-Inter fundjavën e kaluar , kur ai u përjashtua nga Maresca. Menaxheri i ekipit, Lele Oriali është gjobitur me 5,000 € për sjelljen e tij.

Raporti nga gjykatësi sportiv thotë se Conte është suspenduar pasi ‘ka vazhduar të protestojë ashpër, duke shqiptuar me zë të lartë fraza mosrespektimi ndaj arbitrit që vazhduan edhe pas dhe para largimit nga fusha’.

Pas ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, ai u përball me gjyqtarin vetë me një shprehje kërcënuese dhe ofenduese.

(Kosova Sot Online)