Lexoni edhe:
Ronaldo i shkel rregullat e COVID-19 sërish, për t’ia festuar ditëlindjen të dashurës
Xhiroja e 18-të e Superligës së basketbollit e sjell sot ndeshjen derbi në mes të skuadrave kryesuese në ligën elitare
Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet tjera të xhiros së 18-të.
Dje, Golden Eagle Ylli e mposhti Sigal Prishtinën në kryeqytet, ndërsa Peja ishte bindshëm më e mirë se Bashkimi. E sot do të luhet dueli kryesor i kësaj xhiroje në mes të Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.
Ronaldo i shkel rregullat e COVID-19 sërish, për t’ia festuar ditëlindjen të dashurësLexoni edhe:
Të dyja skuadrat janë në krye të tabelës me nga 29 pikë, respektivisht me nga 12 fitore dhe 5 humbje.
Prandaj, ky konsiderohet një super-duel, derisa skuadra fituese do të shkëputet në krye të tabelës.
Një tjetër ballafaqim interesant sot pritet të jetë edhe ai Vëllaznimi – Trepça.
Këto ekipe i kanë nga 4 fitore dhe nga 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë.
Kështu që, fitorja për to në këtë ndeshje do të jetë e domosdoshme.
(Kosova Sot Online )