Strakosha rrezikon të operohet dhe të mungojë gjatë

  • 28 January 2021 - 16:47
Strakosha rrezikon të operohet dhe të mungojë gjatë

Thomas Strakosha është duke kaluar në një periudhë të errët në karrierën e tij dhe duket se pas infektimit me COVID, gjithçka po i shkon keq.

Fillimisht, periudha e karantinës bëri që portieri i kombëtares të humbiste postin e tij te Lazio, teksa trajneri Simone Inzaghi i besoi veteranit Pepe Reina.

Por, kur dukej se pak nga pak, 25-vjeçari do të rifitonte pozitat e tij duke u nisur të aktivizohej, sërish fati nuk ka qenë me portierin shqiptar. Strakosha pati një lëndim në gju dhe ndërsa mendohej se së shpejti do të rikthehej në fushë, mediat italiane njoftojnë se futbollisti mund të jetë i detyruar të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale.

Diçka që mund të shtojë kohët e rikthimit dhe t’i japë një goditje karrierës së Strakoshës për të ardhmen.

Megjithatë, do të pritet dhe shpresohet deri në fund që portieri shqiptar të mund të evitojë lëvizjen ekstreme, ndërhyrjen kirurgjikale.

(Kosova Sot Online )