Arti Hajdari, MVP i xhiros në Superligë

  • 29 January 2021 - 16:10
Arti Hajdari, MVP i xhiros në Superligë

Në mesjavë u zhvillua java e 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbin Rahoveci – Ponte Prizreni e fituan prizrenasit 87:98.

Dhe, protagonist i kësaj ndeshjeje ishte basketbollisti i “Vreshtarëve”, Arti Hajdari, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë i xhiros.

Ai i realizoi 22 pikë, pesë kërcime, tetë asistime dhe tre topa të vjedhur, ndërsa kishte indeksin më të lartë të ndeshjes, 28.

Hajdari ishte i saktë për tri pike, dy herë nga katër tentime, kurse për dy pikë, gjashtë herë nga 11 tentime.

Arti ka zhvilluar ndeshje të mira për skuadrën prizrenase, që është lidere në renditje me 13 fitore dhe pesë humbje.

Ndërkohë, Top-5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e 18-të ishin: Drilon Hajrizi i Trepçës 36, Brandon Walters i Pejës 31, Arti Hajdari i Ponte Prizrenit 28, Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit 24 dhe Cedric Council i Vëllaznimit 24. 

(Kosova Sot Online )