Lexoni edhe:
Dita vendimtare për shkëmbimin Dzeko-Sanchez
Thomas Tuchel ditë më parë është zyrtarizuar në krye të Chelseat si trajner i ri i klubit.
Trajneri gjerman debutoi në bankën e londinezëve në barazimin 0-0 ndaj Wolverhampton.Me ardhjen e Tuchel në skuadër, mesfushori brazilian me pasaportë italiane Jorginho u rikthye në formacionin bazë. Meediat angleze kanë raportuar se Tuchel i ka bërë me dije klubit që t’i vazhdohet kontrata dy lojtarëve, Jorginhos dhe Thiago Silvës.
Mesfushori i Kombëtares së Italisë ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, ndërsa pritet që ta vazhdojë edhe për një vit tjetër.
Dita vendimtare për shkëmbimin Dzeko-SanchezLexoni edhe:
I njëjti fat e pret edhe veteranin e mbrojtjes, Thiago Silvën. 36-vjeçari ka kontratë me klubin deri në verë, por pritet që të vazhdojë edhe për një vit tjetër.
Vlen të theksohet se Tuchel i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dy transferimet e para duhet të jenë David Alaba dhe Erling Haaland.
(Kosova Sot Online )