![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/01/200x200_agencia-efe_multimedia_4286647.multimedia.photos.16659543.file_-600x3601612166735.jpg)
Lexoni edhe:
Griezmann: Messi është një legjendë
Futbollisti kosovar, i cili aktualisht është pjesë e ekipit italian Torino, Mërgim Vojvoda sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.
Mbrojtësi i djathtë aktualisht po kalon nëpër një fazë rikuperimi pas një lëndimi të vogël që e pësoi.
26-vjeçari nga Skënderaj siguroi një lëvizje tek ekipi i Torinos nga Standard Liege, pas paraqitjeve të mira që pati si me ekipin belg ashtu edhe në ndeshjet e Kosovës.
Griezmann: Messi është një legjendëLexoni edhe:
Urimet për të kanë qenë pafund, ndërsa vet lojtari i ka postuar në profilin e vet zyrtar në Instagram disa prej tyre. Edhe klubi i Torinos ia uroi me një postim në profilin e tyre zyrtar në Twitter.
(Kosova Sot Online )