Lexoni edhe:
Historike: Ronaldo ka shënuar më se shumti gola në histori të futbollit
Andrea Pirlo ka hedhur benzinë në zjarr. Trajneri i Juventusit mori guximin që ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Interit, të cilën e fituan në fund 2-1.
Këtë zëvendësim nuk e priti mirë Ronaldo, por Pirlo thotë se e bëri për të mirën e ekipit.
“Është normale të reagoni ashtu kur ju largoheni nga ndeshje si kjo sepse doni që të ndihmoni skuadrën”, u shpreh Pirlo.
Historike: Ronaldo ka shënuar më se shumti gola në histori të futbollitLexoni edhe:
“Nuk ka asnjë klauzolë në kontratë që thotë se ai s’mund të zëvendësohet. Ai e di që është i rëndësishëm për ne, por për të qenë sa më i freskët ai duhet të pushojë”.
“I thash se duhet të pushojë, kemi ndeshje të rëndësishme të shtunën. Ai ka luajtur shumë ndeshje me radhë, tani dhe në të ardhmen pak pushim do t’i bëjë mirë”.
(Kosova Sot Online )