Lexoni edhe:
Vinicius Junior i ka ditët e numëruara në Madrid
Sulmuesi kosovar ka nisur ta tregojë veten dhe të shënojë tek Lazio dhe trajneri Simone Inzaghi pritet t’i japë më shumë hapësira në vazhdim të kampionatit
Më në fund, të gjithë janë duke e parë Vedat Muriqin e vërtetë.
Sulmuesi kosovar është zhbllokuar javën që shkoi pas disa muajsh pritjeje.
26 vjeçari ia bëri sefte në Serie A pasi realizoi në duel me Atalantan pak pasi hyri në lojë.
Ai shënoi mesjavën e kaluar gjithashtu kundër ekipit nga Bergamo në Kupën e Italisë.
Vinicius Junior i ka ditët e numëruara në MadridLexoni edhe:
Ndërkaq, disa ditë më parë ai e ndihmoi ekipin “Biancocelesti” në fitoren ndaj Parmës në Kupën e Italisë.
Kjo pasi portieri kundërshtar shënoi autogol pas gjuajtjes së sulmuesit prizrenas me kokë.
Ai po ashtu e ka bërë edhe një asistim në fanellën e kaltër.
Kështu, Muriqi është duke nisur ta shpaguajë investimin e madh që e bëri Lazio për të gjatë verës së kaluar.
Prandaj, mediat italiane shkruajnë se trajneri Simone Inzaghi do t’i japë më shumë hapësira ish-futbollistit të Fenerbahçes.
Muriqi ka dëshirë të madhe për ta treguar veten në kryeqytetin italian.
Edhe pse spekulohej se ai mund të largohej gjatë janarit pasi në Turqi e donte Galatasaray, duket se Lazio ka bërë mirë që e ka mbajtur Vedatin në Romë.
Fillimi i eksperiencës së Muriqit në Itali ishte i vështirë.
Ai u përball fillimisht me një lëndim e më pas edhe me koronavirusin.
(Kosova Sot Online )