Tuchel preku rekordin e Mourinhos te Chelsea, derisa portugezi regjistroi statistika negative

  • 05 February 2021 - 11:09
Tuchel preku rekordin e Mourinhos te Chelsea, derisa portugezi regjistroi statistika negative

Jose Mourinho nuk pati një mbrëmje për t’u mbajtur mend përballë ish-skuadrës së tij, Chelsea, e cila fitoi në shtëpinë e Tottenham Hotspur me rezultat 1-0.

Jorginho shënoi golin e vetëm nga një penallti kur Eric Dier ndërhyri pa nevojë në Timo Wernerin brenda zonës.

Kjo fitore e ka ngritur skuadrën e Thomas Tuchel në vend të gjashtë në tabelën e Ligës Premier me tri pikë më shumë se Spursat.

Kjo ishte hera e parë në gjithë karrierën e Mourinhos si trajner që skuadra e tij i humb dy ndeshje radhazi në shtëpi (pas humbjes së mëparshme nga Liverpooli me rezultat 3-1). 

Në anën tjetër, Thomas Tuchel e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij te Chelsea, me një barazim dhe dy fitore, në tri ndeshjet e para.

Strategu gjerman është bërë trajneri i parë i Chelseat që nga Mourinho në vitin 2004 që nuk pranon gol në tri ndeshjet e para.

Një tjetër statistikë negative për trajnerin portugez është se nuk e ka fituar asnjërën nga shtatë ndeshjet e fundit kundër ish-skuadrës së tij (i ka barazuar tri dhe i ka humbur katër ndeshje).

(Kosova Sot Online )