Lexoni edhe:
Zeneli rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për sfidën e nesërme
Deklarata e bërë sot nga futbollisti Kemal Ademi ka ngjallur shumë reagime nga tifozët e Kosovës.
Në një intervistë për “20min.ch”, Ademi tha se do të ndihej i lumtur nëse trajneri i Zvicrës do ta telefononte për t’i thënë se kanë nevojë për të.
Zeneli rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për sfidën e nesërme Lexoni edhe:
“Do të isha shumë i lumtur nëse Vladimir Petkoviq do të vinte në kontakt dhe do të thoshte: Kemal, kam nevojë për ty. Unë gjithashtu bisedova me prindërit e mi për vendimin. Dhe tendenca tashmë po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë ende nuk është vendosur” – u shpreh Ademi.
Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar edhe i parë i tifogrupit “Dardanët”, Luli Berisha.
Ai tha se janë bërë shumë politikanë e njerëz labilë që po e fyejnë këtë tokë të shenjtë.
Reagimi i tij i plotë:
(Kosova Sot Online)