
Lexoni edhe:
“Ronaldo mund të luajë edhe pas moshës 40-vjeçare”
Ndalet Arturo Vidal. Ish mesfushori i Barcelonës u detyrua të braktisë ndeshjen me Fiorentinën, sfidë të cilën e fitoi Interi.
Vidal u detyrua të lërë fushën menjëherë pas pjesës së parë, vendin e tij e zuri Roberto Gagliardini.
Interi ka konfirmuar në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’ se kjo ndodhi pasi mesfushori kilian ka probleme me gju.
“Arturo Vidal u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të një mavijosje në gjurin e tij të majtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
“Ronaldo mund të luajë edhe pas moshës 40-vjeçare”Lexoni edhe:
Ish-lojtari i Juves dhe Barçës, ndër të tjera; pati dhimbje dhe mbeti në dhomën e zhveshjes, kështu që kushtet e tij do të vlerësohen.
Shpresa për Conte është se nuk ka asgjë serioze.
33-vjeçari ka bërë 24 paraqitje për Interin, ka shënuar 2 gola këtë edicion.
(Kosova Sot Online )