Pirlo analizon ndeshjen me Interin, thotë se kundërshtari s’pati asnjë shans kundër ekipit të tij

  • 10 February 2021 - 11:39
Pirlo analizon ndeshjen me Interin, thotë se kundërshtari s’pati asnjë shans kundër ekipit të tij

Andrea Pirlo është i kënaqur me arritjet e tij si trajner në këtë sezon të parë debutues me Juventusin.

Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë, numri 1 i stolit të bardhezinjëve theksoi se Interi në gjysmëfinalen e kthimit nuk e kërcënoi për asnjë moment portën e Buffon ndërsa shtoi se arritjet si trajner janë gjithmonë më të vështira se ato si futbollist.

FINALJA – “Shpresoja që si debutues të fitoja Superkupën, të shkoja në finale të Kupës së Italisë dhe në 16 më të mirat në Champions League. Si lojtar ishte më e lehtë dhe gjithçka mbaronte pas ndeshjes. Si trajner duhet të mendosh menjëherë për sfidën e radhës dhe të mendoni për 30 mendje të ndryshme. Nuk kemi arritur asgjë akoma, ndaj duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e së shtunës”.

MBROJTJA – “Gjithmonë e kam thënë se jam me fat që kam katër qendërmbrojtës shumë të mirë. Ata po përshtaten me mënyrën tonë të mbrojtjes dhe po përmirësohen. Jo vetëm Chiellini me rikthimin e tij na ka ndihmuar, pasi edhe të tjerët po paraqiten shumë mirë dhe jam i lumtur për këtë.Çdo ndeshje është ndryshe dhe ne përgatitemi ndryshe. Interi nuk bëri pothuajse asnjë gjuajtje në portë dhe ne kishim mundësi. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e bërë. Që në fillim të sezonin ne mbrojmë me 4-4-2, por luajmë në një mënyrë krejt ndryshe. Vetëm në mbrojtje jemi 4-4-2”.

SULMI – “Shpresoj që t’i kem të gjithë gati. Nga fillimi i sezonin nuk i kam pasur nën urdhra të gjithë sulmuesit në të njëjtën kohë. Morata kishte ethe, kurse Dybala ende është i dëmtuar në gju. Kur t’i kem të tre në dispozicion, bashkë me Ronaldon, shpresojmë të gjejmë një zgjidhje. Ata rritin cilësinë e skuadrës sonë”, tha Pirlo.

(Kosova Sot Online )