![](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/12/200x200_vv-1-397x3961613121101.jpg)
Lexoni edhe:
Eksperti amerikan: Ky do të jetë fituesi i zgjedhjeve në Kosovë
Nicolo Barella është vendosur të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit, sipas raporteve në Itali.
Reprezentuesi italian u bashkua me Nerazzurrët nga Cagliari në verën e vitit 2018 në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh. Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, vlera e tij tani është dyfishuar, ndërsa Interi synon ta shpërblejë lojtarin. Gazeta raporton se Interi ka zgjedhur 24-vjeçarin të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit.
Eksperti amerikan: Ky do të jetë fituesi i zgjedhjeve në KosovëLexoni edhe:
Nerazzurrët po përgatitin gjithashtu një ofertë të re kontrate për të zgjatur qëndrimin e tij në klub përtej vitit 2024.
Barella ka shënuar tre gola dhe ka bërë 10 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
(Kosova Sot Online )