Lexoni edhe:
Reali përballë një testi të vështirë, formacionet e mundshme
Kamaru Usman ka triumfuar ndaj Gilbert Burns në meçin e vlefshëm për UFC 258, duke mbrojtur titullin në kategorinë ‘walterweight’ dhe duke vazhduar i serinë e mirë të fitoreve.
Mëngjesi i së dielës ka dhuruar një meç të fortë mes dy miqve, Usman dhe Burns, por fitoren e mori vetëm luftëtari nigerian.
Usman dëshmoi edhe një herë se ai është luftëtari më i mirë në botë në kategorinë ‘welterweight’ me një tjetër performancë të nivelit të lartë ndaj Burns në ngjarjen kryesore të UFC 258. Këtë herë, megjithatë, Usman edhe pse u desh të përballej me një ish-shok skuadre, ai tregoi se nuk ka miq në tetëkëndësh duke e mposhtur me nokaut në raundin e tretë.
Reali përballë një testi të vështirë, formacionet e mundshme
Me këtë fitore, Usman vazhdon të mbrojë titullin në kategorinë e tij, ndërsa gjithashtu vazhdon serinë e mirë të fitoreve dhe të përgjithshme 18-1-0. Welterweight është kategori midis peshave të lehta dhe peshave të mesme. Në sportin e UFC-së ajo varion nga 70,3–77,1 kg.
Kamaru Usman knocks out Gilbert Burns in the 3rd round ëpic.twitter.com/g0OxTWMdMn
— Elite Media Group (@TheEliteMedia_) February 14, 2021
(Kosova Sot Online )