Kyrgios tallet me tenistin serb: Djokovic s’më pëlqen aspak
Dëfryes si zakonisht, Nick Kyrgios e shfrytëzoi mundësinë e fundit për t’u tallur me tenistin serb Novak Djokovic, para se të largohej nga Australian Open të dielën.
Kyrgios dhe Thanasi Kokkinakis e humbën meçin e tyre në çift të dielën në rundin e dytë kundër dyshes Wesley Koolhof dhe Lukasz Kubot, dy me zero në sete 6:3, 6:4.
Por para se të niste meçi, Kyrgios dhe Kokkinakis bënë shfaqje madhështore duke bërë me dorë dhe duke iu drejtuar ulëseve të zbrazëta derisa po futeshin në stadiumin Margaret Court Arena.
Kyrgios e shfrytëzoi mundësinë për ta imituar festimin e Djokovicit pas meçeve.
Rreth imitimit që ia bëri tenistit serb, australiani tha: “Thjesht po e ndieja dashurinë. Po përpiqesha ta shpërndaja të mirën e festimit. Të gjithëve u pëlqen ky festim. Është shumë i pëlqyer”.
Marrëdhëniet mes Djokovic dhe Kyrgios janë shumë të këqija tash e një kohë të gjatë, pasi të dy e kanë kritikuar hapur dhe ashpër njëri-tjetrin nëpër konferenca për media.
Kyrgios dhe Kokkinakis thanë se qëllimi i tyre ishte të argëtoheshin dhe e quajtën miqësor ngacmimin që ia bënë serbit.
“Thjesht po argëtoheshim. Jam i sigurt se Novakut nuk i pëlqej por të dy e respektojmë njëri-tjetrit. Por mua nuk më pëlqen ai aspak, prandaj është thjesht zbavitje”, tha Kyrgios.
ë@NickKyrgios takes the Mickey out of @DjokerNole in one of the funniest walk outs in tennis history! ë
— Wide World of Sports (@wwos) February 14, 2021
WATCH: @9Gem
STREAM: https://t.co/7uAf53PWTv#9WWOS #AusOpen #AO2021 #Tennis #ATP pic.twitter.com/hOclt9t644
(Kosova Sot Online)