Koeman i del në mbrojtje Neymarit
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është i zhgënjyer që Neymar do të mungojë në takimin e Ligës së Kampionëve mes Barçës dhe Paris Saint-Germain të martën, për shkak të lëndimit.
Ylli brazilian pësoi lëndim në një ndeshje kundër Caen dhe si pasojë do të mungojë rreth një muaj,
Koeman i ka dalë në mbrojtje brazilianit duke bërë thirrje që gjyqtarët t’i mbrojnë lojtarët nga ndërhyrjet e ashpra të kundërshtarëve.
“Një lojtar të tillë duhet ta mbrosh”, tha Koeman kur u pyet për Neymarin në një konferencë për media.
“Lojtarë si Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldo duhet t’i mbrosh, sepse ata janë lojtarë që na e mundësojnë ta shijojmë lojën. Gjyqtarët duhet t’i mbrojnë ata, ede pse në këtë sport ekziston kontakti”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)