Lexoni edhe:
Gazidis shpjegon sesi e ndryshoi Milanin
Arminia Bielefeld vuri jo pak në vështirësi Bayernin e Mynihut mbrëmjen e djeshme në “Allianz Arena”, teksa kaloi edhe në avantazh të dyfishtë, por në fund i detyrua të largohej me vetëm një pikë të fituar, pasi ndeshja përfundoi në barazim 3-3.
Tekniku i kampionëve të Gjermanisë, Hansi Flick vlerësoi kundërshtarin për lojën e bërë dhe theksoi se skuadra e tij ishte e lodhur nga udhëtimet e gjata dhe kalendari i ngjeshur, gjë që u reflektua edhe në fushën e lojës.
Megjithatë për trajnerin bavarez edhe barazimi ndaj vendit të 16 në renditje ka një aspekt pozitiv dhe ai është pikërisht reagimi i skuadrës në pjesën e dytë të ndeshjes, ku ndonëse në disavantazh të dy golave, besoi deri në fund dhe ia doli të shmangë humbjen.
Gazidis shpjegon sesi e ndryshoi MilaninLexoni edhe:
“Arminia Bielefeld tregoi se mund të luajë futboll dhe kjo më pëlqeu shumë. U detyruam të bëjmë disa ndryshime në formacion për shkak të mungesave, por ndikoi jo pak edhe lodhja, pasi kohët e fundit jemi përballur me kalendar të ngjeshur dhe udhëtime të gjata. Gjithsesi më pëlqeu jashtë mase besimi i skuadrës se mund t’ia dilte edhe kur ishte në disavantazh të dy golave. Reaguam mjaft mirë në pjesën e dytë dhe mund të them se kjo na jep shijen e fitores edhe pse morëm vetëm një pikë”, tha Flick.
Me barazimin e marrë ndaj Arminia Bielefeld, Bayerni shkoi në kuotën e 49 pikëve në krye të renditjes, i ndjekur nga Leipzig me 44 pikë, teksa edhe këtë sezon bavarezët janë favoritët kryesorë për të triumfuar në Bundesligë.
(Kosova Sot Online )