![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Zidane drejt largimit, këto janë dy vendet ku mund ta vazhdojë karrierën
![Zidane drejt largimit, këto janë dy vendet ku mund ta vazhdojë karrierën](/uploads/kosova-sot/images/2021/February/16/auto_zinedine-zidane_1ufooi03pph6q1pbpjre68bx51-600x3601613481367.jpg)
Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni. Ecuria jo shumë pozitive e skuadrës madrilene në këtë sezon ka bërë që në Spanjë të qarkullojnë zëra për një lamtumirë të parakohshme të francezit nga kampionët aktualë të La Ligas, edhe pse kontrata aktuale e Zidane me Los Blancos skadon në verën e vitit 2022.
Sëfundmi mësohet se Zizou është kontaktuar nga drejtuesit e Juventusit. Momentalisht në krye të bardhezinjve është Andrea Pirlo dhe një sezon i dështuar do e komplikonte të ardhmen e tij.
Zidane me Realin ka fituar disa herë trofeun e Champions League, një fiksim i Juventusit prej vitesh. El Chiringuito raporton se nuk është vetëm klubi nga Torino që e do Zidane për stolin. Opsioni tjetër për të është kombëtarja e Francës, si pasues i Didier Deschamps.
Federata Franceze e Futbollit po e mendon diçka të tillë, dhe ish-mesfushori kampion Bote me Francën në 1998-ën është trajneri ideal për të zëvendësuar Deschamps.
(Kosova Sot Online)