Pique dhe Griezmann shahen keq mes vete në humbjen kundër PSG-së: “P**dhu, jo p**dhu ti”

  • 17 February 2021 - 10:24
Pique dhe Griezmann shahen  keq mes vete në humbjen kundër PSG-së: “P**dhu, jo p**dhu ti”

“P**dhu, jo p**dhu ti” – Pique dhe Griezmann shahen mes vete në humbjen kundër PSG-së

Gerard Pique ishte i ashpër me bashkëlojtarëve te vet gjatë humbjes së Barcelonës 4:1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në Camp Nou. Tërbimi i mbrojtësit spanjoll bëri që atij t’i reagojë bashkëlojtari i vet Antoine Griezmann, gjë që çoi në fjalosje mes tyre në fushë. Griezmann u përpoq ta qetësohet Piquen, por përfundoi duke i bërtitur atij.

Pasi PSG-ja e fitoi një goditje nga këndi në pjesën e dytë, Pique shpërtheu ndaj paaftësisë së bashkëlojtarëve të tij për ta mbajtur topin në posedim më gjatë. Dhe duke qenë se stadiumi ishte i zbrazët dhe pa zhurmën e tifozëve, çdo gjë u dëgjua.

“Asnjë posedim i gjatë i topit, ta hajë dreqi. Forca!” dëgjohet Pique duke bërtitur.

“Më ngadalë” iu përgjigj Griezmann, por Pique nuk qetësohej dot dhe vazhdoi t’i bërtasë sulmuesit francez: “Çfarë dreqin! Asnjë posedim i mirëfilltë i topit”.

“Mjaft më Geri, më ngadalë”, i përpoq Griezmann ta qetësojë Piquen, por më kot, sepse spanjolli ia ktheu: “Ta hajë dreqi Grizi”.

Griezmann u ngop dhe i shau Piquen: “P**dhu”. Pique ia ktheu ngjashëm: “Jo, p**dhu ti!”.

(Kosova Sot Online )