Urimet e sportistëve kosovarë për Ditën e Pavarësisë

  • 17 February 2021 - 15:19
Urimet e sportistëve kosovarë për Ditën e Pavarësisë

jet e sportit nga Kosova i kanë shprehur urimet e tyre për Përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Sot, Kosova i mbushi 13 vjet, pas shpalljes së Pavarësisë nga Serbia më 17 Shkurt 2008.

Shumë prej futbollistëve të ekipit kombëtar të Kosovës, si Milot Rashica, Vedat Muriqi, Florent Hadergjonaj etj., kanë uruar për Ditën e Pavarësisë.

Përveç tyre, edhe Robin Krasniqi – kampioni përkohshëm i botës në WBA dhe kampion bote në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë – ka zgjedhur një mënyrë më të veçante për uratën e Ditës së Pavarësisë.

Ai e ka publikuar një fotografi ku shihet i veshur në uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online )