Lexoni edhe:
Juventusi futet në garë me Barcelonën për Depay
ose Pekerman ka shpjeguar sesi Argjentina, siç thotë ai, ia vodhi Spanjës Lionel Messin, pavarësisht se ylli i Barcelonës kishte shumë mundësi ta përfaqësonte furinë e kuqe.
Pekerman ishte trajner i Kombëtares së Argjentinës nga viti 2004 deri në vitin 2006.
Juventusi futet në garë me Barcelonën për DepayLexoni edhe:
Messi debutoi për Argjentinën më 17 gusht të vitit 2005, nën udhëheqjen e Pekerman.
“Praktikisht ne ia vodhëm atë Spanjës. Ne pamë video të tij dhe lexuam lajme për një djalosh nga Rosario”, tha Pekerman për TNT Sports.
“Ne e bëmë një plan që ai të luante për ne, sepse Spanja ishte vënë pas tij. Ai do të luante për Spanjën. Prindërit e tij e lejuan atë të vendosë vetë”, tregoi ai.
“Fjalët e Messit ishin ‘unë jam argjentinas dhe dua të luaj për Argjentinën’. Ishte vendimi i tij, që e mori me zemër”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )