Lexoni edhe:
Kosovari Besart Berisha vazhdon shkëlqimin në Australi, shënon dy gola për fitoren e thellë të Western United
Nesër në orën 15:00 bota e futbollit do të jetë me sytë nga Milano, për të ndjekur derbin e Madonninës mes Milanit e Interit.
Para takmit që luhet edhe për vendin e parë, sulmuesi i kuqezinjve, Rafael Leao, ka folur dhe ka paralajmëruar zikaltrit se i pret një ndeshje e vështirë.
Ai beson se mund të fitojnë dhe të rrëmbejnë sërish pozitën e parë në Serie A.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe po e presim me mentalitetin e duhur, dëshirë të madhe për të fituar dhe për të marrë kryesimin. Dua të fitoj trofe me Milanin, jo vetëm kampionatin, por edhe Ligën e Kampionëve”, u shpreh Leao.
Zlatan Ibrahimovic është kritikuar shpesh kohët e fundit për formën jo të mirë të treguar në fushë, por edhe shpërqendrimin, duke u angazhuar në festivalin e Sanremos, megjithatë Leao nuk ka të njëjtin mendim dhe flet me superlativa për kampionin suedez.
“Ne jemi shumë krenarë që kemi në ekip një si Ibrahimoviç. Ai është një kampion i madh, është si një vëlla i madh për ne dhe me të në fushë ndihemi më të fortë e më të sigurt në qëllimet tona”.
(Kosova Sot Online )