Lexoni edhe:
Koeman e përgatit listën e transferimeve para takimin me presidentin e ri të Barcelonës
Ish-mesfushori i Interit, Nicola Berti, e ka tallur Zlatan Ibrahimovicin pas triumfit të zikaltërve në derbin e Milanos të dielën, duke pyetur se a doli sulmuesi suedez nga loja më herët për të bërë prova për festivalin e muzikës “Sanremo”. Ibrahimovic u zëvendësua nga Rafael Leao në minutën e 75-të, kur Interi po fitonte tashmë me rezultat të thellë 3:0. Suedezi do të marrë pjesë në të gjitha pesë netët e festivalit prestigjioz të muzikës “Sanremo”, i cili nis më 2 mars. Për ketë, Berti e ka provokuar yllin e Milanit.
Koeman e përgatit listën e transferimeve para takimin me presidentin e ri të BarcelonësLexoni edhe:
“Nuk ishte ndeshje e lehtë për Interin, sepse vuajtëm për 10 apo 15 minuta, por është e pamundur ta fitosh derbin pa vuajtur. Ama unë nuk prisja që Interi të ishte kaq më superior se Milani”, tha Berti. Përse Ibra u largua nga fusha aq herët? A shkoi për të bërë prova për ‘Sanremo’?” Trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli shpjegoi pas ndeshjes pse u zëvendësua Ibra. “Ai kërkoi të zëvendësohej sepse kishte ngërç”, tha Pioli. Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, ishte në mesin e atyre që e kanë kritikuar Ibrahimovicin që po merr pjesë në këtë festival.
(Kosova Sot Online )