Hera e fundit kur Liverpooli kishte humbur 4 ndeshje rresht në Premierligë

  • 22 February 2021 - 16:35
Hera e fundit kur Liverpooli kishte humbur 4 ndeshje rresht në Premierligë

Liverpool hyri në derbin e Merseyside të shtunën në mbrëmje duke synuar të shmangë një humbje të katërt radhazi në Premier League.

Të zgjedhurit e Jurgen Klopp kishin pësuar humbje paraprakisht ndaj Brighton, Manchester City dhe Leicester dhe humbja ndaj Everton do të ishte hera e parë që ata do t’i humbnin katër ndeshje radhazi që nga 15 dhjetori 2002.

Liverpool atëbotë humbi ndaj Fulham, Manchester United, Charlton dhe më pas Sunderland 19 vjet më parë, para se të përfundonte serinë e humbjeve me një barazim kundër Everton.

Atë sezon, Liverpooli e kishte mbyllur në vendin e pestë, duke mbetur jashtë garave evropiane. 

(Kosova Sot Online )