Pasi shkarkoi trajnerin, Cagliari e gjen menjëherë zëvendësuesin e tij
Eusebio Di Francesco është shkarkuar nga pozita e trajnerit te ekipi i Serie A, Cagliari.
Klubi ishullor njoftoi shkarkimin e 51-vjeçarit dhe të ndihmësve të tij, për shkak të rezultateve të dobëta.
Detyrën e lënë nga Di Franvesco do ta marrë Leonardo Semplici, i cili ka zyrtarizuar “divorcin” me SPAL.
Cagliari ka bërë gjithashtu ndryshime në stafin drejtues, teksa ka emëruar drejtor sportiv Stefano Capozuccan.
(Kosova Sot Online)