Vetëm 10 klube mund ta përballojnë blerjen e Haalandit

  • 24 February 2021 - 09:55
Vetëm 10 klube mund ta përballojnë blerjen e Haalandit

Erling Haaland do të jetë ylli i brezit të ri të lojtarëve të futbollit, sipas Mino Raiolas, menaxherit të tij i cili thotë se vetëm 10 klube mund ta përballojnë blerjen e tij.

Haalandi është vëzhguar nga shumë ekip të mëdha botërore, pas paraqitjeve mahnitëse në Red Bull Salzburg, para se të vendoste t’i bashkohej Dortmundit në janar të vitit 2020.

Çmimi i 20-vjeçarit është rritur vazhdimisht që prej kalimit të tij te gjiganti i Bundesligës, pasi i ka shënuar 43 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat.

Raiola pretendon se Haaland është pasardhës i Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovicit dhe thotë se çdo klub dëshiron ta transferojë.

“Është e qartë se të gjithë e shohin Erlingun si njërin prej yeje të mundshëm të së ardhmes, sepse është e vështirë të bësh çfarë po bën ai në këtë moshë dhe në këtë nivel”, tha Raiola.

“Vetëm 10 klube në maksimum mund ta përballojnë blerjen e Haalandit, katër prej të cilave janë klube angleze”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )