Zyrtare: Talenti shqiptar nënshkruan kontratë profesionale me Leipzig
Lojtari kosovar, Mehmet Ibrahimi, ka firmosur kontratën profesionale me klubin e njohur gjerman, Leipzig.
Përmes rrjeteve sociale, klubi i RB Leipzigu ka njoftuar publikun se ka firmosur kontratën profesionale deri në vitin 2022 me sulmuesin anësor.
18-vjeçari është pjesë e akademisë së Leipzigut që nga viti 2017. Fillimin e karrierës kosovari e nisi te FC Kolni.
Mehmeti gjatë këtij sezoni në ekipin e të rinjve në Leipzig ka luajtur 5 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.
(Kosova Sot Online)