
Ish-kampioni Armend Budima zgjidhet kryetar i Federatës së shahut

Ish-kampioni, Armend Budima, anëtar KSH “Dardania” dhe i ish-kampionit “Expik”-u, është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së shahut të Kosovës.
Kuvendi i rregullt zgjedhor i Federatës së shahut të Kosovës u mbajt sot në ambientet e Federatës së shahut në sallën e sportit “Adem Jashari” në Prishtinë, ku me shumicë votash u shpall kryetar Armend Budima, derisa kandidatë të tjerë ishin Faik Shatrin dhe Shehrije Gerbeshin.
Në Kuvend është zgjedhur edhe kryesia e Federatës në përbërje:
Armend Budima – kryetar
Nazmi Selmanaj – nënkryetar
Besim Urucëi – anëtar
Besnik Berisha – anëtar
Albert Ajroni – anëtar
Fatmir Gërguri – anëtar
Valmor Bardhi – anëtar
Emell Dilji – anëtar
Mahije Ismajli – anëtar
(Kosova Sot Online)