Lexoni edhe:
Në Shqipëri 25 Prilli 2021 do jetë si një 22 Mars i vitit 1992
Policia e Katalonjës, Mossos d’Esquadra, i ka bastisur zyrat e klubit të Barcelonës të hënën në mëngjes, raportojnë mediat spanjolle. Besohet se bastisja ka të bëjë me skandalin e vitit të kaluar, kur klubi i kishte kontaktuar disa kompani për të bërë fushatë kundër njerëzve të caktuar dhe entiteteve që e kundërshtonin administratën e presidentit të atëhershëm të klubit, Josep Maria Bartomeu, transmeton Gazeta Express.
Në Shqipëri 25 Prilli 2021 do jetë si një 22 Mars i vitit 1992Lexoni edhe:
I3 Ventures SL, NSG Social Science Ventures SL, Tantra Soft SA, Digital Side SA, Big Data Solutions SA dhe Futuric SA ishin kompanitë e përfshira në këtë rast dhe, sipas Cadena SER, bastisja e sotme në zyrat e Barçës ka të bëjë me këtë skandal.
Sipas burimeve brenda klubit, zyrtarët policorë e kanë kryer një kontroll në zyrat e klubit katalonas. Nuk dihet saktësisht se çfarë kanë kërkuar ata atje.
Skandali i ashtuquajtur “Barcagate” e dëmtoi tejet shumë Bartomeun, por ai e kishte mohuar çfarëdo përfshirje në këtë fushatë njollosjeje. Bordi i Bartomeut u akuzua se i pagoi kompanitë private për t’i njollosur persona të caktuar në klub që e kundërshtonin, përfshirë lojtarë.
Disa anëtarë të bordit patën dhënë dorëheqje, si pasojë.
(Kosova Sot Online )