Në mungesë të interesimit nga Suedia, Selmani vendos ta zgjedhë Kosovën

  • 03 March 2021 - 15:41
Në mungesë të interesimit nga Suedia, Selmani vendos ta zgjedhë Kosovën

Në mungesë të interesimit nga Suedia, Selmani vendos ta zgjedhë Kosovën.Ylli i Hammarby, Astrit Selmani, ka thënë se akoma nuk ka marrë ftesë formale nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta përfaqësuar ekipit kombëtar të Kosovës por e pranon se është pajisur me pasaportë kosovare, në mungesë të interesimit nga Suedia. I lindur në Malmo para 23 vjetëve, Selmani ëndërron të luajë për një ekip kombëtar dhe është në mes të Kosovës dhe Suedisë. 

Derisa atdheu i prindërve të tij, Kosova, ka shfaqur interesim për të, Selmani e pranon se ende nuk ka dëgjuar për ndonjë interesim nga Suedia për shërbimet e tij.

Selmani – i cili e ka shënuar një gol në tri ndeshje në Kupën e Suedisë për klubin pronar i të cilit është Zlatan Ibrahimovici i Milanit – ka treguar për mediat suedeze se është pajisur me pasaportë kosovare pas interesimit të verdhekaltërve për shërbimet e tij.

(Kosova Sot Online )