Lexoni edhe:
Athletic Bilbao do të luajë dy finale të “Copa del Rey” në prill, kundër Sociedad dhe Barçës
Arsenali, i gatshëm ta shesë Lacazetten
“Topçinjtë” do t’i presin ofertat për sulmuesin francez gjatë verës që vjen. Sulmuesi i rrezikshëm nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me “Gunners”
Arsenali është i gatshëm ta shesë Alexandre Lacazetten gjatë verës që vjen.
Mirëpo, “Gunners” do të hiqnin dorë nga sulmuesi francez vetëm për një ofertë të kënaqshme.
Lajmin e ka bërë të ditur portali “Football London”.
Lacazette kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare kur iu ishte bashkuar “Topçinjve” në vitin 2017.
Ndërsa, ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në fanellën e ekipit londinez.
Përfaqësuesi francez është i gatshëm për një eksperiencë të re dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me ekipin nga “Emirates Stadium”.
(Kosova Sot Online )