Ballkani fiton mes ‘drithërimave’, ’89-shi i hakmerret Besës

  • 05 March 2021 - 15:42
Ballkani fiton mes ‘drithërimave’, ’89-shi i hakmerret Besës

Java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll është hapur me dy duele. Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera, kurse xhiroja do të mbyllet të dielën me një takim.

Pretendenti për titull, Ballkani, ishte nikoqir i Drenicës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Vendasit fituan 2-1 me golat e Arbër Hoxha në min e 40′ dhe Bajram Jashanica në atë të 47′.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Dardan Rugova ne min e 86′.

Ndeshja tjetër u zhvillua në Brestovik të Pejës. Besa e priti Trepçën ’89 dhe humbi 1-2.

Robert Rrahmani në minutën e 28′ kaloi mysafirët në epërsi.

Vendasit reaguan në min e 57′, duke barazuar gjithcka me Diar Halilin.

Por, në minutën e 62′, Trepça ’89 sërish kaloi ne epersi, shenoi Muharrem Jashari dhe e ruajti deri në fund rezultatin, për të fituar 2-1.

(Kosova Sot Online )