![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/06/200x200_eee1615014602.png)
Lexoni edhe:
E njohu në Snapchat, burg për mësuesen që kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarin
Ish ylli NBA-it, Shaquille O’Neal ka debutuar në ringun profesionist të AEW (All Elite Wrestling).
Gjiganti 2.16 metra, Shaq u shfaq në një formë të shkëlqyer në ring, ku bashkë me miken e tij Jade Cargill debuloi përballë çiftit Cody Rhodes dhe Red Velvet. Ishte pikërisht ish qendra e Los Angeles Lakers, që dominoi shumicën e dueleve në ring, por në fund u largua me ndihmën e mjekëve.
E njohu në Snapchat, burg për mësuesen që kreu marrëdhënie seksuale me 15-vjeçarinLexoni edhe:
Kjo pasi për shkak të mungesës së eksperiencës dhe përqendrimit, O’Neal përfundoi jashtë ringut, me një veprim të shpejtë akrobatik të kundërshtarit të tij dhe u përplas me dy tavolina që ishin afër ringut.
U desh menjëherë ndërhyrja e mjekëve që ta çonin në ambulancë.Megjithatë skuadra e Shaq ia doli të fitojë, ndërsa vlerësimet për debutimin e tij në “Wrestling” ishin pozitive.
(Kosova Sot Online )