Lexoni edhe:
Laporta e zbulon mesazhin që e mori nga Messi pasi u zgjodh president i Barcelonës
Instucioni më i lartë sportiv në vend, Komitetin Olimpik i Kosovës, më 25 mars do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja për kryetar. Besim Hasani, i cili e mban pozitën e presidentit që nga viti 1996, do ta kërkojë mandatin e shtatë. Por, pas 25-vjetësh Hasani pritet të ballafaqohet me një konkurrencë të fortë. Express mëson se Hasani ka mundësi të ballafaqohet me katër kundërkandidatë tjerë: Linda Shalën, Milaim Kelmendin, Ismet Krasniqin dhe Afërdita Fazlijajn.
Më 25 mars instucioni më i lartë sportiv në vend, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të reja për president dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, të cilët do të marrin mandat katërvjeçar. Dhe, gara për kryetar pritet të jetë e madhe si asnjëherë më parë. Presidenti aktual, Besim Hasani, do të kandidojë sërish për ta vazhduar edhe për katër vjet të tjera punën e kryetarit. Hasani është në përfundim të mandatit të gjashtë dhe në kërkim të mandatit të shtatë. Hasani është president i KOK-ut që nga vitit 1996. Nën drejtimin e tij KOK-u me dekada ka funksionuar nën izolim të plotë dhe me Hasanin në krye e ka kaluar procesin e vështirë e të stërzgjatur të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Laporta e zbulon mesazhin që e mori nga Messi pasi u zgjodh president i BarcelonësLexoni edhe:
Hasani nuk kishte thuajse fare konkurrencë deri në vitin 2012 dhe vetëm atëherë nisi të ballafaqohet me kundërkandidatë thuajse në çdo palë zgjedhje. Sidomos pas anëtarësimit në IOC posti i presidentit të KOK-ut është bërë mjaftë i lakmueshëm në Kosovë, por edhe i vështirë për t’u arritur nga dikush tjetër.
Derisa në zgjedhjet e fundit të vitit 2016 Hasani për kundërkandidat e kishte vetëm Jeton Beqirin, në zgjedhjet e 25 marsit ai pritet ta ketë një konkurrencë më të fortë, e madje edhe me më shumë kundërkandidat.
Gazeta Express mëson se deri më sot ende nuk është deponuar asnjë kandidaturë zyrtare në KOK. Por, një gjë e tillë pritet të ndodh së shpejti pasi ende ka kohë.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FFK) sot e konfirmoi nominimin e Linda Shalës për kandidate dhe propozimin pritet ta deponojë së shpejti në KOK.
Gazeta Express shkruan se përpos Besim Hasanit e Linda Shalës për president të KOK-ut pritet të garojë edhe kryetari aktual i Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili e kishte konfirmuar deklarativisht kandidaturën dhe mbetet për të parë nëse do t’i hyjë përfundimisht garës apo do të tërhiqet.
Express mëson se për president të KOK-ut garës ka shumë mundësi t’i hyjë edhe kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Milaim Kelmendi. Ky i fundit aktualisht është bashkëpunëtor i Hasanit në KOK në postin e zëvendëspresidentit.
Ndërsa, përpos Linda Shalës për presidente të KOK-ut ka mundësi të garojë edhe një femër tjetër. Express mëson se në Shtëpinë e Sporteve po qarkullon edhe emri i Afërdita Fazlijajt si kandidate e mundshme për kryetare. Fazliu posa e ka kryer misionin si selektore e përfaqësueses së Kosovës në futbollin femëror. Fazlija një jetë të tërë ia ka kushtuar sportit dhe tash e shumë vite punon në Departamentin e Sportit pranë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.
Besim Hasani shihet favorit për shkak se tashmë ka bërë vend në KOK duke qenë kryetar qe 25 vjet. Por, nuk ka fitore të sigurt për dy arsye: Shumëkush sheh nevojën e ndryshimit. Po ashtu, varet se çfarë delegatë do të çojnë federatat sportive në KOK – të zakonshmit që e votonin ndër vite Hasanin apo të tjerë.
Më 25 mars KOK-u fillimisht do ta mbajë Kuvendin e Punës. Pas një pauze prej 30 deri në 2 orë do të mbahet Kuvendi Zgjedhor, në të cilin do të marrin pjesë delegatët e rikonfirmuar.
(Kosova Sot Online )