
Lexoni edhe:
Besnik Krasniqi e do titullin me FC Prishtinën
Pas 15 vitesh, Joachim Löw do t’i thotë lamtumirën ekipit kombëtar. Gjermania do të ndryshojë trajnerin në fund të Euro 2020. Njoftimi zyrtar u bë nga DFB, Federata Gjermane e Futbollit, të martën në mëngjes.
Besnik Krasniqi e do titullin me FC PrishtinënLexoni edhe:
E njëri nga emrat e lakuar për ta marrë drejtimin e ekipit gjerman ishte edhe Jurgen Klopp.
Megjithatë, një mundësi e tillë është përjashtuar nga trajneri i Liverpoolit.
“Unë nuk do të jem në dispozicion si trajner i mundshëm për ekipin gjerman. Kam tre vjet në LFC, apo jo? Është e thjeshtë. Ju nënshkruani një kontratë dhe i përmbaheni asaj kontrate. Unë iu përmbajta kontratave në Mainz dhe Dortmund” – u shpreh Klopp.
Me Liverpoolin, trajneri gjerman po kalon formë katastrofale, ndërsa aktualisht gjendet në vendin e tetë në tabelë dhe me shtatë pikë nga vendi i fundit që dërgon në Champions League edicionin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )