Gazetari që dha lajmin për ‘burofaxin’ e Messit: “Për herë të fundit si një rival”

  • 12 March 2021 - 15:38
Gazetari që dha lajmin për ‘burofaxin’ e Messit: “Për herë të fundit si një rival”

Lionel Messi po duket gjithnjë e më larg Barcelonës, e më afër Paris Saint Germain.

Argjentinasi, që ishte i vendosur vitin e kaluar të ndërrojë ambient, mund të mos ndërrojë mendje edhe me ardhjen në krye të klubit të Johan Laportës.

Sipas gazetarit, Marcelo Bechler, që dha lajmin për ‘Burofaxin’ vitin e kaluar, në PSG janë të bindur se Leo mund të bëhet Parisien.

Madje ekskluzivisht ai minuta më parë zbuloi se pas ndeshjes mes PSG-së dhe Barcelonës, një futbollist i Parisit kishte thënë: “Për herë të fundit si një rival”, sinjale se Parisi ka nisur punën për goditjen historike. Bechler raporton se PSG-ja ka paratë dhe projektin për ta bindur Leo Messin që të transferohet në Francë.

(Kosova Sot Online )