Lexoni edhe:
Xhiro e 25-të në Superligë hapet me dy super ndeshje
Në pritje të garës së parë zyrtare fundjavën e 28 marsit, kanë startuar në pistën e Sakhirit në Bahrein edhe testet e para zyrtare të makinave që do të marrin pjesë në sezonin e ri të Formulës 1.
Max Verstappen ka bërë diferencën në ditën e parë të provave, duke vendosur kohën më të mirë me makinën e tij Red Bull, që ka konfirmuar se do të jetë konkurruese edhe këtë sezon të ri.
Kanë bërë mjaft mirë edhe Lando Norris me McLaren, që ka vendosur kohën e dytë më të mirë, i ndjekur nga Esteban Ocon me Alpine dhe Lance Stroll me Aston Martins.
Rezultate të paqarta ka dhuruar në këtë ditë të parë të provave edhe makina e re Ferrari SF21, pasi piloti Carlos Sainz Junior ka vendosur kohën e 5-të më të mirë, ndërsa francezi Charles Leclerc u detyrua të parkojë në anë të pistës për një problem me paketën e energjisë.
Xhiro e 25-të në Superligë hapet me dy super ndeshjeLexoni edhe:
Ky lloj defekti është shfaqur shpesh në makinat Ferrari edhe gjatë sezonit të kaluar dhe mesa duket inxhinierët e skuadrës italiane nuk kanë ditur t’i japin zgjidhje një problemi që e ka lënë shumë mbrapa sezonin e kaluar.
Nuk ka kaluar një ditë të mirë as skuadra kampione në fuqi, Mercedes, që regjistroi kohë shumë të ngadalta në pistën e Sakhirit, me makinat që shfaqën problematika të ndryshme, por që duken të rikuperueshme deri ditën e garës së parë.
(Kosova Sot Online )