Di Maria u detyrua ta lërë fushën midis ndeshjes për të shkuar te familja që po i plaçkitej

  • 15 March 2021 - 09:07
Di Maria u detyrua ta lërë fushën midis ndeshjes për të shkuar te familja që po i plaçkitej

Angel di Maria u zëvendësua papritmas kah mesi i pjesës së dytë në humbjen e Paris Saint-Germain kundër Nantes të dielën mbrëma dhe u largua urgjentisht nga stadiumi Parc des Princes për t’u marrë me një incident plaçkitjeje në familjen e vet.

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo u zhdorgj me vrull shkallëve të stadiumit dhe shkoi te trajneri Mauricio Pochettino dhe pas një bisede të gjatë me të, Di Marias iu kërkua ta lërë fushën, transmeton Gazeta Express.

Ylli argjentinas u largua nga stadiumi me vrap për të shkuar në shtëpinë e vet ku persona të maskuar ishin futur për të plaçkitur ndërkohë që familja e tij ndodhej brenda.

Mediat franceze raportojnë se edhe prindërit të bashkëlojtarit të Di Marias, Marquinhos, ishin cak i një plaçkitjeje gjatë ndeshjes së mbrëmshme.

Bashkëshortja e Di Marias, Jorgelina dhe fëmijët e tyre ishin brenda në shtëpi kur ndodhi plaçkitja.

Di Maria ka qenë cak i kriminelëve edhe në të kaluarën. 

(Kosova Sot Online )