![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/15/200x200_Zeqiri-600x3601615807413.jpeg)
Lexoni edhe:
Katër futbollistë nga Kosova pjesë e Zvicrës U21 për EURO 2021
Gjiganti katalunas mund t’i afrohet liderit Atletico Madrid në katër pikë nëse fiton ndaj Huescas. Barcelona e ka një mundësi të artë sonte për t’iu afruar liderit të La Ligas, Atletico Madrid. “Los Colchoneros” u ndalën nga Getafe në fundjavë dhe aktualisht i kanë 63 pikë, shtatë më shumë se gjiganti katalunas. Por, nëse Lionel Messi me shokë e mposhtin Huescan sonte, mund t’i afrohen ekipit të Diego Simeones në vetëm katër pikë. Barça do ta kalonte Realin, i cili momentalisht është i dyti, dhe do t’i shtonte dukshëm gjasat për titull të kampionit.
Katër futbollistë nga Kosova pjesë e Zvicrës U21 për EURO 2021Lexoni edhe:
Andaj, ekipi i Ronald Koemanit nuk ka vend për gabime në vazhdim të sezonit. Nga ana tjetër, Huesca është treguar mjaft e pafuqishme këtë sezon dhe gjendet në vendin e fundit. Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Huescas zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00.
(Kosova Sot Online )