Lexoni edhe:
Trajneri i Wolvesit tregon gjendjen shëndetësore të Rui Patricios
Zoran Mamic ka thënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Dinamo Zagrebit, vetëm tri ditë para ndeshjes kundër Tottenhamit në Ligën e Evropës, për shkak se gjykata më e lartë ia mbajti në fuqi dënimin me burgim.
Në vitin 2018, gjykata i shpalli fajtorë Mamicin dhe vëllanë i tij Zdravko nën akuzat për korrupsion.
Të hënën, Gjykata Supreme e Kroacisë e mbajti në fuqi vendimin e gjykatës së themelore, gjë që e detyroi Mamicin të japë dorëheqje nga Dinamo.
Trajneri i Wolvesit tregon gjendjen shëndetësore të Rui PatriciosLexoni edhe:
“Megjithëse nuk ndihem fajtor, po jap dorëheqje siç thashë se do të bëja nëse dënimi ndaj meje do të konfirmohej”, tha Mamic në për uebsajtin e klubit.
“Ia uroj të gjitha të mirat klubit”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )